Franca shkatërron “Xhunglën”, simbolin e emigrimit në Evropë (VIDEO)
Në Francë ka nisur puna për shkatërrimin e kampin të emigrantëve në Calais të Francës, i njohur ndryshe edhe si “xhungla”.

Mediat raportojnë se një grup punonjësish ka filluar prishjen e tendave dhe barakave.

Rreth 2,000 emigrantë kanë lënë vullnetarisht kampin të hënën dhe qindra të tjerë i kanë ndjekur në ditën e dytë të pastrimit.

Kampi i njohur ndryshe si “xhungla”, është bërë një simbol i rëndësishëm i krizës së migrimit të Evropës, në të cilin janë vendosur rreth 7.000 banorë në kushte të mjerueshme.

Operacioni për prishjen e kampit ka qenë i qetë, por ende mbetet frika se në radhët e emigrantëve mund të ketë rezistencë. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2016, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori