Franca: Rusia nuk eshte me Bashkimi Sovjetik
Albeu.com
Franca e argumentuar shitjen e armëve luftarake ndaj Rusisë si një proces normal mes dy shteteve dhe ka ftuar vendet e tjera të mos e paragjykojnë me Rusinë. Ministri i mbrojtjes i Francës, Herve Moren, e ka mbrojtur shitjen ...... e luftanijes moderne franceze në Rusi, duke thënë se kritikët nuk duhet ta trajtojnë Rusinë sikur ish Bashkimin Sovjetik. Ai tha se i kupton shqetësimet e shteteve baltike, lidhur me synimet e Moskës, duke “pasur parasysh historinë e kaluar të marrëdhënieve të tyre me Rusinë”. Megjithatë, sipas zotit Moren, ky fakt nuk duhet të nënkuptohet si përjashtim i Rusisë nga partneriteti për paqe dhe siguri në Evropë. Këto komente zoti Moren i bëri në Palma de Majorka të Spanjës, në takimin e ministrave të mbrojtjes së Bashkimit Evropian. Franca është pajtuar që t’i shesë Rusisë një luftanije Mistral dhe po e shqyrton mundësinë e kërkesës për shitje të tri anijeve të tjera. Secila luftanije kushton ndërmjet 550 e deri në 690 milionë dollarë.
Shtuar më 25/02/2010, ora 20:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori