Franca rrezikohet nga sulmet terroriste
Policia franceze dhe hetuesit antiterrorist kanë paralajmëruar për mundësinë që disa grupe të vogla të ekstremistëve nga Siria për në Francë dhe Belgjikë të kryejnë disa sulme.

Shërbimet belge të inteligjencës u kanë dërguar një letër homologëve francezë në lidhje me grupet e mundshme terroriste që mund të kenë në plan për të sulmuar.

Nga ana tjetër autoritetet franceze vazhdojnë të jenë shumë të kujdesshëm sa i përket informatave të tilla pasi që tashmë paralajmërimet për sulmemundshme terroriste janë bërë rutinë për francezët.

Megjithatë Franca është në gatishmëri të lartë për shkak se ekstremistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik kishin sulmuar dy herë Parisin vitin e kaluar, por Franca po vazhdon të jetë e kërcënuar sidomos tani gjatë kohës së Kampionatit Evropian./Albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori