Franca nis vitin e ri shkollor nën masa të rrepta sigurie
Ka filluar viti i ri shkollor në Francë, por në ndryshim nga vitet e tjera kësaj radha nën masa të rrepta sigurie.

Masat vinë si pasojë e sulmeve që ndodhën gjatë verës, e cila u përgjak nga sulmi në Nicë që la pas mbi 80 viktima dhe vrasja e një prifti katolik në një kishë të Normandisë, sulme këto që u morën përsipër nga militanët islamikë.

Jashtë shkollës fillore Bernard Palissy në Joinville-le-Pont afër Parisit, masat e shtuara të policisë duken të qarta.

Ndërsa, jashtë shkollës qëndronte një patrullë policie kurse prindërve ju është ndaluar hyrja në ambientet e brendshme të shkollës, një masë kjo për të ndaluar hyrjen e çdo personi që nuk është pjesë e personelit të shkollës.

Kreu i bashkisë së qytetit Olivier Dosne tha se për rritjen e masave të sigurisë në shkolla është akorduar një fond prej 100 mijë euro.

Masat e ashpra kanë për qëllim të shmangin përsëritjen e sulmeve të tjera.

Stafet e të gjitha shkollave do të trajnohen për mënyrën se si të reagojnë në raste të mundshme sulmesh.

Ushtrimet përfshijnë stërvitje për t’u larguar nga skena e krimit, si të fshihen apo të heshtin. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori