Franca nis fushatën e re anti-ekstremistë
Franca ka nisur një fushatë të re në internet që synon parandalimin e të rinjve për t’iu bashkuar ekstremistëve të ISIS.

Fushata filloi këtë të premte dhe lajmin e ka bërë të ditur kryeministri francez Manuel Valls.

Qeveria franceze pretendon se ka pasur një rënie domethënëse të numrit të njerëzve që shkojnë për të luftuar në Siri dhe Irak.

“Masat e sigurisë që prej vitit 2015 kur ndodhën sulmet në Paris janë shtuar, por autoritetet duhet të merren edhe me luftën për ndikim mbi mediat sociale”, tha Valls.

Fushata e fundit publicitare, e cila ka për qëllim të luftojë propagandën përbëhet nga dy video të filmuara nga pikëpamja e një djali dhe një vajze të cilët janë tunduar nga radikalizmi.

Ata janë interaktivë dhe në fund vajza bën një martesë të detyruar në Siri, ndërsa djali kryen sulm terrorist. /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2016, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori