Franca në zi kombëtare (FOTO LAJM)

Presidenti francez Francua Holande e ka shpallur ditën e sotme Ditë Zie Kombëtare pas vrasjes së 12 personave dje në sulmin terrorist kryer në redaksinë e revistës "Charlie Hebdo".

Shpallja e Zisë Kombëtare është rast i rrallë dhe kjo është e pesta herë që shteti francez dekreton një ditë të cilësuar të tillë.

Dita e fundit e Zisë Kombëtare në Francë ishte shpallur më 14 shtator 2001, tre ditë pas sulmeve terroriste në SHBA.

Shpallja e Zisë Kombëtare në Francë përgjithësisht bëhet në rast të vdekjes së ndonjë personaliteti që ka luajtur rol të rëndësishëm politik, moral apo shoqëror në vend, por dhe në ngjarje tejet të rënda./albeu.com/


Shtuar më 08/01/2015, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori