Franca mobilizon 100 mijë agjentë sigurie për Krishtlindje
Qeveria franceze ka mobilizuar rreth 100 mijë trupa policore dhe ushtarake me rastin e Krishtlindjeve ndërkohë që niveli i alarmit për sulme terroriste vazhdon të jetë i lartë, përcjell Albeu.com.

Masa të veçanta sigurie janë aplikuar për të mbikëqyrur tregjet e Krishtlinjdeve, por edhe qendrat tregtare, godina fetare, transportin publik dhe struktura turistike.

“Rreziku i një kërcënimi terrorist është ende i lartë”, shkruhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku njoftohet mobilizimi, për dje dhe sot i 97 000 agjentëve të sigurisë.

Masa shtesë sigurie janë aplikuar në ditët e mëparshme nga Ministria e Punëve të Brendshme pranë vendeve të adhurimit gjatë festës hebraike të Hanukah dhe janë parashikuar masa të larta sigurie edhe për Krishtlindjet ortodokse për të mundësuar që të gjithë të festojnë të qetë.

Ligji i ri kundërterrorizmit i mbështetur nga qeveria Macron i jep më shumë kopetenca policisë pas sulmeve të ekstremistëve islamikë që vranë më shumë se 200 persona mes viteve 2015 dhe 2016. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori