Franca kundër sulmit izraelit ndaj Iranit
Ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius paralajmëroi Izraelin se një sulm kundër objekteve bërthamore të Iranit do të jetë kundër-produktiv.

“Unë absolutisht kundërshtoj që Irani të ketë armë bërthamore, por mendoj se në qoftë se do të ketë një sulm izraelit, për fat të keq kjo mund ta shndërrojë Iranin në një viktimë”, ka thënë Fabius për televizionin BFM të Francës.

“Ne jemi duke thënë se duhet të rrisim sanksionet dhe në të njëjtën kohë, të vazhdojmë negociatat me Iranin në mënyrë që të japë dorëheqje”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori