Franca ka pasur plan sekret për të mbrojtur vendin në rast se fitonte Le Pen?
Pëlqej
Një zyrtar i paemëruar u tha mediave, në kushte anonimiteti, se Parisi zyrtar ka pasur një plan sekretrast se fiton kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Nëse udhëheqësja e Frontit Kombëtar do të hynte në pallatin Elysee, atëherë do të aktivizoheshin një grup ministrash – zyrtarë të lartë shtetërorë dhe shërbyes civilë.

Këta kanë pasur për qëllim mbrojtjen e popullsisë nga shqetësimi, duke ngrirë aktivitetin politik e ndalimin në masë të madhe të seancave parlamentare.

Në të njëjtën kohë, forcat e rendit dhe inteligjenca shtetërore kanë qenë në gatishmëri të lartë nëserast të fitores së Le Penit do të kishte aktivitete të dhunshme nga përkrahësit ekstremistë.

Fatmirësisht, asnjë parashikim i dhunshëm nuk ndodhi.

Shtuar më 19/05/2017, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori