Franca i ka bërë thirrje Rusisë t'i ndalë veprimet ushtarake në
Siri dhe ta respektojë
armëpushimin e ndërmjetësuar nga Moska dhe Turqia.
"Ne dënojmë vendosmërisht çdo gjë që Rusia mund të bëjë në
Siri që do të mund të kontribuonte në vazhdimin e luftimeve", ka thënë sot kryeministri i Francës, Bernard Cazeneuve.
Marrëveshja për armëpushim, e cila u mirëprit në mënyrë unanime nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, është shkelur vazhdimisht nga palët luftuese që ia kanë vënë fajin njëra-tjetrës.
Ndërkohë, rebelët kanë paralajmëruar se nuk do ta respektojnë
armëpushimin nëse pala qeveritare vazhdon ta shkelë atë. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017,
ora 10:57