Franca "digjet" nga i nxehti afrikan, shënohen 3 viktimat e para
Vala e të nxehtit afrikan që ka futur nën kthetra Europën po shkakton viktimat e para. Tre të moshuar humbën jetën në plazhet e jugut të Francës nga infarktet.

Autoritetet në gjithë vendin po zbatojnë planin e emergjencës, duke hapur për kalimtarët hapësira me ajër të kondicionuar brenda ndërtesave publike.

“Në momente si këto, të sëmurët, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekshmit. Duhet të jemi të kujdesshëm me ta dhe po marrim masa për të ndërhyrë menjëherë”, shprehet Presidenti francez Macron.

“Kemi ecur për 30 minuta, por është vapë e papërballueshme. Duhet të pushojmë”, thotë një turist francez.

Në sheshet e qendrës së Pragës, qytetarët freskohen me autobotë që hedhin ujë, veçanërisht në orët e mesditës.

Shatërvanet janë vendet më të frekuentuara në Berlin gjatë këtyre ditëve. Autoritetet kanë menduar edhe për kafshët. Temperaturat do të vijojnë të rriten deri të premten. Ato do do të thyejnë rekordin e 2003-shit me 1 gradë, duke arritur në 45 gradë Celsius.

Shtuar më 26/06/2019, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori