Franca dhe Greqia nuk gjejnë qetësi nga moti i keq
Prej ditësh, shteti helen është goditur nga një mot aspak i qëndrueshëm i cili ka marrë emrin "Giryónis" për shkak të përmbytjevemëdha.

Pamjet televizive treguan një katasrofë biblike, me rrugë të mbushura me baltë e gurë, pemë të shkulura, makina njëra mbi tjetrën. Bëhet fjalë për të njëjtën zonë që thuajse u shkatërrua nga zjarret korrikun e vitit 2018.

Ndërsa në Rio Antirrio pranë Patres dy persona janë mbytur kur varka me vela në të cilën ndodheshin është mbytur si rezultat i erërave të fuqishme që frynin në zonë.

Probleme të tjera ka pasur në rrugët kombëtare pranë Korinthit, ndërsa ne zonën e Katerinës në Greqinë veriore ku janë mbyllur shkollat për ditën e sotme, ka referime për rreshje të mëdha shiu te shoqëruara me stuhi. Dhjetëra pemë janë shkulur ose thyer nga era dhe ne Selanik duke shkaktuar dëme sidomos tek automjetet e parkuara.

Të paktën dy persona vdiqën në Francë ndërsa një mbikalim u shemb në Itali po për shkak të motit të keq. Ngjarja ndodhi pranë Savonës, ku reshje të dendura shiu kanë shkaktuar një kaos të vërtetë.

Mediat e huaja flasin për përmbytje në Torino e probleme të mëdha në Gjenovë e ne Venecia, ndërsa kushtet e ashpra atmosferike janë bërë shkas që aeroporti i Nisës në Francë, të mbyllej përkohësisht. Autoritetet franceze janë vënë në kërkim të dy personave të zhdukur. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner fluturoi me helikopter mbi zonat e përmbytura në Var, ndërsa pamjet filmike treguan nivelin e frikshme të përmbytjeve atje.











Shtuar më 25/11/2019, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori