Francë/ Protesta dhe greva kundër reformës së punës
Franca është përfshirë nga protestat masive, shpeshherë edhe të dhunshme si pasojë e reformës së punës, e cila kundërshtohet ashpër nga sindikatat.

Problemi qëndron në faktin se ligji i ri u jep më shumë kompetenca punëdhënësve të pushojnë apo punësojnë punonjës.

Nga ana tjetër, për të njëjtin motiv, transporti ajror francez ka nisur një grevë që ka krijuar kaos në mijëra pasagjerë. Shumë fluturime janë pezulluar ose anuluar.

“Lufta do të vazhdojë, edhe nëse merr forma të tjera. Çfarë do të thotë të tjera forma? Ankesa ligjore dhe më pas do të jemi aktiv këtu dhe atje”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës Force Ouvrire, Jean-Claude Mailly.

Sindikatat thanë se synojnë të sfidojnë dekretet e aplikimit – dokumente që shprehin me saktësi se si zbatohet ligji në terren.

Ndërkaq, qeveria është përballur me demonstrata shpesh të dhunshme gjatë diskutimeve për të kaluar ligjin gjatë muajve të verës.

Sipas sindikatave, ligji do të minojë standartet e punës dhe do të vendosë në rrezik sigurinë e punëtorëve, veçanërisht në kompanitë e vogla. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2016, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori