Fotoja tronditëse që u vlerësua me “Pulitzer”
Kjo foto u botua në lajmet e New York Times, Washington Post dhe Los Angeles Times më 7 dhjetor, 2011. Dje, ajo i dha fotografit Masud Hossaini çmimin më të madh në gazetari, “Pulitzer”.

Fotoja e një 12-vjeçareje e cila lëshon klithma dhimbjeje, mes një grumbulli kufomash të grave dhe fëmijëve mbuluar me gjak, nga një sulm vetëvrasës në Afganistan i ka dhënë fotografit Masud Hossaini çmimin më të madh në gazetari, “Pulitzer”.

Hossaini mbulonte një ceremoni fetare në Kabul, kur një bombë shpërtheu në mes të turmës dhe për pasojë 63 njerëz mbetën të vdekur. Ndërsa fotoja u publikua nga agjencitë më të njohura ndërkombëtare. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2012, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori