Fotoja e Trump nga bombardimi në Siri që po krahasohet me atë të Obamas të vitit 2011

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer Sean Spicer ka publikuar në Twitter një foto nga momenti kur Presidenti amerikan Donald Trump po monitoronte sulmin në Siri.

Fotoja po krahasohet me foton e realizuar më 2011-ën në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Barack Obamas, në rastin e vrasjes së Osama Bin Laden.

Atëherë zëvendës-presidenti Joe Biden dhe atëherë Sekretarja e shtetit Hillary Clinton shihen së bashku me Barack Obaman.

Baza ajrore siriane u godit mëngjesin e sotëm në bazë të urdhrit të presidentit të SHBA-ve, vetëm disa orë pasi ushtria siriane përdori armë kimike ndaj një popullsie civile që shkaktoi vdekjen e 72 civilëve mes tyre edhe 20 fëmijë. /Albeu.com/
Shtuar më 07/04/2017, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori