Lëvizte me 20 kg drogë në makinë, kapet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë.

Mediet vendase raportojnë se policia italiane ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një italian.

Lënda narkotike u gjet në makinën e shqiptarit, i cili ishte duke udhëtuar me bashkëpunëtorin e tij italian.

Pas arrestimit të dy personave, policia kreu kontrolle në banesat e tyre, ku një laboratorë droge, brenda të cilit kishte lëndë të tjera për përpunimin dhe përgatitjen e drogës.

Policia sekuestroi dhe disa celularë, disa prej tyre të koduar, ndërkohë hetimet vijojnë për të arrestuarit, të cilët tashmë do të përballen me akuzën e trafikut të drogës./albeu.com/