Fotografi jep detaje për historinë që përloti botën
BBC bisedoi me fotografin Sağırlı – i cili tani punon në Tanzani – për të konfirmuar origjinën e fotografisë.

Fëmija nuk është një djalë, por një vajzë katërvjeçare, Hudea.

Imazhi u realizua në kampin e refugjatëve Atmeh në Siri, në dhjetor të vitit 2014.

Ajo qëndronte në kamp – pranë kufirit turk – me nënën dhe dy fëmijët e tjerë të saj. Rreth 150 km larg nga shtëpia e tyre në Hama.

“Po përdorja një lente telefoto, dhe ajo mendonte se ishte një armë”, thotë Sağırlı.

“E kuptova se ajo ishte e tmerruar pasi e mora, dhe shikoja figurën, sepse ajo ngriti buzët e saj dhe ngriti duart. Normalisht fëmijët ikin, fshehin fytyrën ose buzëqeshin kur shohin një aparat fotografik”.

“Ju e dini që ka njerëz të zhvendosur në kampe, ajo që ka më shumë kuptim për të parë se çfarë kanë vuajtur nuk është nëpërmjet të rriturve, por përmes fëmijëve”.

Imazhi u botua për herë të parë në gazetën Türkiye në janar, ku Sağırlı ka punuar për 25 vjet, duke mbuluar luftën dhe fatkeqësitë natyrore jashtë vendit.

Më pas fotografia u shpërnda nga përdoruesit e mediave sociale të Turqisë në atë kohë. Por u deshën disa muaj para se të shpërndahej në mënyrë virtuale në gjithë botën.
Shtuar më 23/12/2018, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori