Foshnja një muajsh infektohet me koronavirus
Një lajm i trishtë vjen nga Kina, teksa raportohet se një foshnjë është diagnostifikuar me koronavirusin vdekjeprurës.

Komisioni Shëndetësor i provincës jugperëndimore të Kinës tha në një deklaratë se foshnja një muajsh i quajtur Jiang Moumou, rezultoi pozitive ndaj analizave të kryera për mbartjen e këtij virusi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se foshnja është vendosur në izolim në Spitalin Popullor të Provincës Guizhou. Foshnja po merr mjekim të specializuar nga mjekët , ndërsa gjendja e saj është e qëndrueshme.

Kujtojmë se nga koronavirusi vdekjeprurës kanë humbur jetën 427 persona, ndërsa më shumë se 20 mijë persona janë infektuar.
Shtuar më 04/02/2020, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori