Kurdët i afrohen burgut më famëkeq të ISIS-it, dritë “jeshile” për pengjet
Forcat kurdo-arabe, të mbështetura nga SHBA-ja, sot po korrin një fitore pasi janë vënë në ndjekje të ISIS dhe poarrijnë në burgun ku mbahen me qindra pengje.

Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH), “koalicioni kurdo-arab, pjesë e Forcave Demokrate Siriane (FDS) dhe të mbështetura nga forcat speciale amerikane dhe sulmet e koalicionit ndërkombëtar antixhihadist, morri në përfundim të luftimeve të dhunshme qytezën e Jaabar që ndodhet 50 kilometra nga Raka, kryeqyteti i ISIS në Siri”.

Në krahë të kësaj qyteze ndodhet burgu më i madhë i organizatës radikale ku nodhen të burgosur dhjetëra persona./albeu.com/

Shtuar më 07/01/2017, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori