Forcat e Irakut sulmojnë aeroportin e Mosulit, 160 mijë njerëz braktisin qytetin
Forcat irakiane të sigurisë kanë sulmuar aeroportin e Mosulit, në përpjekje për të rikthyer kontrollin e qytetit nga grupi militant Shteti i vetëshpallur Islamik.

Sipas televizionit shtetëror, raportojnë mediet ndërkombëtare, ata kanë sulmuar edhe një kamp ushtarak që ndodhej pranë aeroportit.

Forcat irakiane tashmë i kanë dëbuar militantët islamikë nga ana lindore e qytetit, raporton "Rel", ndërsa mbi 160,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Kujtojmë se Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik që në vitin 2014. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori