Forcat Demokratike Siriane përparojnë në ofensivën anti ISIS
Aleanca e Forcave Demokratike Siriane që e ka përkrahjen e SHBA-ve ka arritur të futet në krahinën Deir al Zor, për herë të parë, në kuadër të një ofensive kundër grupit ekstremist, “Shteti Islamik”, raporton Reuters sipas një burimi anonim brenda forcave kurde.

Avancimi është pjesë e operacionit që ka qëllim rrethimin dhe marrjen përfundimisht të kryeqytetit të vetëshpallur të IS-it, Raka, në pjesën veriore të Sirisë.

Forcat Demokratike Siriane që përbëhen nga luftëtarë arabë dhe kurdë, kanë hyrë në pjesën veriore të krahinës Deir al Zor, dhe kanë marrë nën kontroll jo pak fshatra nga militantët e të ashtuquajturit “Shtetit Islamik”. /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori