Forcat afgane rimarrin një qark nga duart e talibanëve
Forcat e sigurisë afgane kanë arritur të rimarrin kontrollin e një qarku në verilindje të vendit nga luftëtarët talibanë, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Forcat qeveritare kanë marrë “kontrollin e plotë” të qarkut Zebak, në provincën Badkhashan, ndërsa operacionet e pastrimit janë duke vazhduar, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Daëlat Ëazeri ka thënë
Komandanti i forcave speciale, Gjenerali Jalal Yafti, është cituar të ketë thënë se 35 militantë janë vrarë gjatë operacionit dyditor.

Nuk ka raportime për viktima të forcave qeveritare.

Luftëtarët talibanë morrën nën kontroll qarkun Zebak më 26 prill./albeu.com/

Shtuar më 11/05/2017, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori