"Forbes", presidenti kinez Hu Jintao, më i fuqishmi në botë
Pëlqej
Forbes
Sipas një klasifikimi të realizuar nga revista prestigjioze “Forbes” presidenti kinez Hu Jintao, është aktualisht njeriu më i fuqishëm në botë, duke parakaluar edhe vetë presidentin amerikan, Barak Obama.

Në vend të tretë të këtij klasifikimi mësohet se renditet mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah Ben Abdel Aziz, pasuar në vendin e pestë me presidentin rus Dmitri Medvedev, i cili ka lënë pas ish-shefin e tij, Vladimir Putin në vendin e 12 të listës, realisht në postin e kryeministrit të vendit.

Ndërkaq, pas tyre renditet Papa Benedikti XVI në vendin e 6 dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në të shtatin, si njerëzit më të fuqishëm në botë, pas atyre që përmendëm më lart. Nga ana tjetër, në renditjen e vitit 2010 për njerëzit më të fuqishëm në botë, renditet edhe kryeministrit, Silvio Berluskoni, 14 si një ndër njerëzit më të pasur në botë. Në list vihet re madje edhe prania e një tjetër femre, Sonia Gandi, në postin e presidentes së Kongresit Indian.

Por përfshihen edhe njerëzit e botës së ekonomisë dhe biznesit si Bill Gates, mandati australian Rupert Murdoch, kryetari i Neus Corporation që ka mediat “Uall Street Journal”, “Fox”, “Neu York Post” si edhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet. Lista përfshin edhe shefin e organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden dhe themeluesin e faqes “Ëikileaks”, Julian Assange. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori