FMN: S'ka shenja te rimekembjes ne Malin e Zi
Albeu.com
Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë deklaruar se ekonomia e Malit të Zi ka pësuar goditje të rëndë vitin e kaluar, dhe se nuk ka shenja të rimëkëmbjes së shpejtë.Gervin Bell, kreu i misionit të FMN-së që vizitoi Podgoricën, tha se "ka shenja se rënia ekonomike po zbutet, por nuk ka shenja të qarta për rimëkëmbje të fortë në afat të shkurtër". Ekonomia e Malit të Zi pësoi rënie prej 7 përqind vitin e kaluar. Analistët thonë se Mali i Zi duhet ta ristrukturojë ekonominë e tij, e cila deri tani mbështetej në turizmin dhe spekulimet në tregun e pronave.
Shtuar më 03/02/2010, ora 01:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori