FMN: Ndoshta më shumë kohë Greqisë
Fondi Monetar Ndërkombëtar është i gatshëm t’i japë më shumë kohë Greqisë për të zgjidhur problemin e borxheve me vendet europiane.

Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse vendet europiane janë dakort. Drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strass-Kahn ka theksuar se zgjatja e kohës do të varet shumë edhe nga gjendja ekonomike e vendit helen.

“Nëse shtetet europiane do vendosin të bëjnë dicka, ne me siguri do bëjmë të njëjtën gjë”, thekson kreu i institucionit prestigjioz financiar.
Shtuar më 11/10/2010, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori