FMN i jep Greqise 30 miliarde euro
Albeu.com
Këshilli i drejtorëve ekzekutivë të Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) i ka miratuar sot kredinë në shumë prej 30 miliardë euro Greqisë, të cilën është duke e tronditur fuqishëm kriza financiare dhe e borxheve.
FMN-ja ia lejoi Greqisë linjën kreditore të cilën ky shtet ballkanik i BE-së do të mund ta thithë brenda tre vjetëve të ardhshëm, transmetuan agjencitë e huaja gazetare. Kjop kredi e FMN-së është pjesë e paketës së vlefshme gjithsej 110 miliardë euro, nga të cilat 80 miliardë do t’i sigurojnë vendet e eurozonës.

Qeveria greke shpreson se me kredinë e FMN-së do të paguajë disa borxhe që do të maturohen (arrijnë për pagesë) më 19 maj. Nëse shteti nuk do të mund t’i shlyejë këto borxhe, atëherë ai duhet të shpallë paaftësinë paguese.
Shtuar më 09/05/2010, ora 23:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori