FMN do të inspektojë planin e Italiasë për daljen nga kriza
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vizitojë gjatë fundit të muajit Romën, ku nëpërmjet inspektorëve të tij do të inspektojnë në terren planin e qeverisë italiane për daljen nga kriza.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagard nëpërmjet një deklarate. Lagard tha se inspektorët do të hartojnë një raport për masat e ndërmarra nga qeveria italiane dhe zbatueshmërinë e tyre.

Nga raporti që do të përgatitet nga këta specialistë, pritet të varet edhe dhënia e dritës jeshile për hua-dhënie ndaj Italisë apo jo. Vetë liderët e eurozonës, gjatë samitit të G20 në Kanë, hodhën poshtë paralelizimin e situatës së Italisë me atë të Greqisë. Sipas tyre, kriza italiane nuk ka kurrëfarë lidhje me atë greke dhe plani i masave të qeverisë italiane është i mjaftueshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Gjatë deklaratave të tyre për mediat, krerët kanë deklaruar se Berluskoni kishte paraqitur në samit një plan për të dalë vetë nga ky ngërç, i cilësuar prej tyre jo shumë i madh./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori