Fëmijët e refugjatëve detyrohen të përdorin tualete të ndara në shkollat italiane
Fëmijët e refugjatëve janë urdhëruar që të përdorin tualete të ndarashkolla në Itali, kjo masë është marrë pasi prindërit e fëmijëve italianë janë ankuar se fëmijët refugjatë përbëjnë “kërcënim shëndetësor”.

Dy fëmijë refugjatë nga Egjipti dhe Etiopia, të moshës nëntë dhe 11 vjeçare, ishin urdhëruar nga mësuesit që të përdornin tualete të ndara pas pohimeve nga prindërit italianë se fëmijët e tyre ishin të rrezikuar nga marrja e sëmundjeve, raporton La Stampa.

Edhe pse kartelat mjekësore të fëmijëve në fjalë kanë treguar se ata gëzojnë shëndet të plotë, raportohet se dy familje italiane kanë larguar fëmijët e tyre nga shkolla në të cilën fëmijët refugjatë ishin pranuar, dhe se disa familje të tjera kërcënuan se do të bënin të njëjtën gjë.

Lidhur me ngjarjen shkolla private katolike në Kalari të Sardinisë ka ndarë tualetet për fëmijët refugjatë, duke thënë se po shkolla po e merr këtë masë si “masë përkujdesje”. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori