Flota e NATO-s dhe ajo ruse tregojnë dhëmbët (VIDEO)


Anijet luftarake të NATO-s morën pjesë në një stërvitje të ndërlikuar grupi në kuadër të "Exercise Trident Juncture 2015".

18 anije luftarake, nga 11 shtete, morën pjesë në një seri manovrash komplekse, të cilat përfshinin qindra milje në Mesdheun Perëndimor, brenda disa orësh.

Ndërkaq, edhe Rusia vazhdoi të tregojë forcën, kësaj here në Detin e Zi, përbri kufijve europianë, një ditë pasi u mësua se NATO është e gatshme të vendosë mbi 4 mijë trupa pranë kufirit të saj.

Situata është e tensionuar dhe Forcat e Armatosura të Moskës, treguan arritjet e tyre në teknologjitë ushtarake, duke përdorur dronë dhe anije raketahedhëse. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2015, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori