Flota amerikane drejt Paqësorit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Rreth 60% e flotës ushtarake amerikane do të zhvendoset në zonën e Paqësorit brenda vitit 2020. Deklarata vjen nga Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta gjatë një konference rajonale në Singapor.

Sipas Panettes pjesë e kësaj flote do të jenë gjashtë aeroplan-mbajtëse, shumica e kryqëzorëve, destrojerëve, anijeve luftarake dhe nëndetëseve. Panetta theksoi edhe njëherë se strategjia e re amerikane nuk përbën asnjë kërcënim për Kinën. Që kur kjo strategji u deklarua në fakt, komentuesit e ndryshëm e analizuan si një përballje e superfuqisë amerikane me Kinën, në një rajon ku aktiviteti ekonomik është mjaft konkurrent dhe mosmarrëveshjet për kufijtë detarë nuk mungojnë (kujtojmë incidentet e fundit mes Kinës dhe Filipineve në Detin e Kinës Jugore). /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian