Florida goditet nga stuhia tropikale
Stuhia tropikale e njohur si Hermine ka goditur bregdetin në gjirin e Floridës pas 11 vjetësh.

Nga Qendra Kombëtare për mbrojtjen kundër uraganeve kanë bërë me dije se shpejtësia e erës arriti në 80 mph (130 km/h).

Guvernatori Rick Scott ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 51 qarqe, ndërsa banorët po përgatiten për stuhi të rrezikshme.

Sipas zyrtarëve, rreth 70 mijë shtëpi janë evakuuar, ndërsa nga qendra metorologjike kanë paralajmëruar edhe përmbytje. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori