Flet Putin: Ja përse nuk ja uroj fitoren Joe Biden!
Vladimir Putin ka folur më në fund për mungesën e reagimit zyrtar të Moskës në lidhje me fitoren e Joe Bien në zgjedhjet Presidenciale amerikane.

Në një intervistë për televizionin publik, Russia 1, Putin tha “Unë dua t'ju siguroj: nuk ka asnjë sfond - nuk ka rëndësi nëse na pëlqen dikush apo jo - ne thjesht po presim fundin e konfrontimit të brendshëm politik”.

Presidenti rus shtoi se nuk ka probleme për Rusinë se kush fiton dhe se gjërat thjesht formale "duhet të bëhen në përputhje me praktikën e vendosur dhe anën ligjore të gjërave". Nuk ka asnjë motiv të fshehur dhe asgjë që do të ishte e pazakontë ose mund të jetë baza për rënien e mëtejshme të marrëdhënieve tona. Kjo është një anë thjesht formale e gjërave”, deklaroi presidenti rus.

Ai shtoi se Rusia gjithashtu respekton si presidentin aktual amerikan Donald Trump dhe kandidatin për këtë pozitë, Joe Biden.

Putin theksoi se Moska do të bashkëpunojë me çdo president amerikan që fiton besimin e popullit amerikan, por që rezultatet e zgjedhjeve duhet të përmblidhen në një mënyrë ligjore.
Shtuar më 22/11/2020, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori