Flet psikiatri, ja pse e moshuara zviceriane mund ta ketë vrarë fëmijën shqiptar
Pak ditë pas aktit të përgjakshëm në Bazel, ku një grua e moshuar me probleme mendore vrasu 7-vjeçarin nga Kosova, Ilias Mahmutin, derisa e preu me thikë në fyt, Bazeli vazhdon të mbetet i tronditur nga ngjarja.

Komisioneri për krime në Bazel, Peter Gill ka bërë të ditur se gruaja është tani në paraburgim, ndërkaq, masa e cila iu është caktuar është tre muaj, por, mund të ndryshohet nëse ka kërkesë. 75-vjeçares gjithashtu po iu bëhet vlerësimi psikiatrik.

Pas sulmit me thikë, 75-vjeçarja lajmëroi policinë, ndërkaq, zyra e prokurorisë nuk ka dashur të komentojë rasti në detaje, duke konfirmuar vetëm se ajo kishte njoftuar disa persona e institucione për krimin me anë të telefonit, pasi që kreu sulmin.

Psikiatri i gjykatës Josef Sacsh ndërkaq, nuk ka treguar se a e bëri gruaja këtë krim betëm për t’u bërë e famshme, duke thënë se kjo momentalisht mund të mbetet vetëm një spekulim. Por, për të megjithatë ka edhe dy shpjegime të mundshme, ose e ka bërë nga frika se mund të ndiqet nga autoritetet për shkak të borxheve ose është vrasje e motivuar ideologjikisht.

E dyshuara dyshohet se kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me institucionet shtetërore. Ajo kishte borxhe të mëdha dhe kishte nënshkruar falimentimin në vitin 2007.
Shtuar më 25/03/2019, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori