Flet babai i sulmuesit: Sulmi nuk ka të bëjë me fenë islame
Pas tragjedisë që ndodhi në Orlando të SHBA-së, ku mbetën të vrarë të paktën 50 persona, ka folur edhe babai i sulmuesit Omar Mateen, i cili tashmë është i vdekur.

Nga hetimet e para, mësohet se sulmi dyshohet se ishte akt terrorist, megjithatë babai i sulmuesit ka mohuar diçka të tillë duke thënë se djali i tij ishte i motivuar nga urrejtja e homoseksualëve e jo nga feja e tij myslimane.

‘’Kjo nuk kishte të bënte fare me fenë islame’’, është shprehur babai i sulmuesit Mir Seddique për NBC News.

Deri tani ka shkuar në 50 numri i të vdekurve nga sulmi në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi është një ekstremistë islamik me prindër afganë derisa vet ishte shtetas amerikan. /Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori