Dy djemtë e
gazetarit të vrarë Jamal
Khashoggi, bënë një apel emocionues për kthimin e trupit të babait të tyre, në intervistën e tyre të parë pas ngjarjes. Djemtë e
gazetarit, Salah dhe Abdullah
Khashoggi, në një intervistë për CNN rëfyen se kanë kaluar një javë ankthi dhe pasigurie pas vdekjes së babait të tyre.
“Unë me të vërtetë
shpresoj që çdo gjë që ndodhi nuk ishte e dhimbshme për të, uroj të ketë pasur një vdekje të qetë. Gjithçka që duam tani është ta varrosim babain tonë në Medinë (Arabinë
Saudite) me pjesën tjetër të familjes së tij. Kam folur për këtë me autoritetet
saudite dhe
shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti", deklaruan djemtë e
gazetarit.
Autoritetet në Turqi deklaruan se janë ende në kërkim të trupit të
gazetarit Khashaggi, pasi dyshohet se trupi është shpërbërë në acid.
Khashoggi, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar editoriale për “Washington Post”, hyri në Konsullatën
saudite në Stamboll më 2 tetor, por nuk doli më prej andej.
Shtuar më 05/11/2018,
ora 16:02