Flakët në Amazon kanë lenë në terr qytetin e madh të Brazilit (VIDEO)
Sao Paulos është qyteti më I madh Brazilian dhe rrethanat natyrore tëditëve të fundit kanë dhuruar pamje të rralla pasi siç duke edhe në videon e mëposhtme, ka veshur ‘manteshin e zi’.

Kjo për faktin se netropoli I Brazilit ndodhet vetëm 2.000 milje larg nga flakët që kanë përfshirë Amazonën ditët e fundit ku janë djegur me mijëra hektarë pyje. Tymi I flakëve u bashkua me një një front të ftohtë atmosferik, duke krijuar një mbulesë smogu.

Zjarri ka prodhuar sasi të mëdha tymi të dukshme nga hapësira, të cilat e mbuluan qytetin për një orë pasditën e sotme me orën lokale.

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë së Brazilit (INMET), ka shpjeguar se skena apokaliptike ishte rezultat i një kombinimi të faktorëve: një front i ftohtë ndryshoi drejtimin normal të erës dhe më pas u kombinua me tymin nga zjarri i egër mijëra milje larg, duke prodhuar një shtresë të dendur me re të ulëta dhe mjegull.

Dendësia e tymit ka shkaktuar ndërprerje të punës gjatë ditës në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paolo rreth 1700 milje larg nga vatrat e zjarrit.

Zjarret në Pyllin tropikal të Amazonës kanë filluar me qëllim për të shpyllëzuar tokat në mënyrë të paligjshme për bagëtitë. Agjencia hapësinore tha se kishte zbuluar më shumë se 72000 zjarre përgjatë muajve midis janarit dhe gushtit dhe më shumë se 9500 zjarre që nga e enjtja kryesisht në Amazonë,
Shtuar më 21/08/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori