Fjalimi i Presidentit Trump në Kongres ia kalon edhe çmimeve Oskar për nga shikueshmëria

Më shumë se 43 milionë njerëz kanë ndjekur ‘live’ fjalimin e parë të Presidentit Donald Trump në amerikan Kongresin, duke ja kaluar kështu edhe ceremonisë së çmimeve Oskar, ku ai u kritikua ashpër.

“Fox News” ishte kanali më i shikuar në të gjitha televizionet amerikane, duke tërhequr 10.765 milionë teleshikues.

NBC ishte i dyti me 9.144 milionë ndjekës, sipas kompanisë përgjegjëse “Nielsen”.

Sa i përket çmimeve Oscar, sipas reporterëve të Hollivudit ata mblodhën vetëm 32 milionë shikues.

Gjithë këtë popullaritet nuk e kanë lënë të shpëtojë mbështetësit e Trump të cilët e kanë shpërndarë masivisht në Twitter duke rënduar edhe më shumë ‘poshtërimin’ e Holliviudit, të cilët sulmojnë Presidentin në çdo dalje publike. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori