Fjalët e fundit të policit francez para ekzekutimit
Vazhdojnë të publikohen detaje të reja nga sulmi i djeshëm në Paris ku humbën jetën 12 persona.

Si duket, më e dhimbshme është vrasja e policit dhe dialogu mes policit dhe vrarësit është ndër më prekëset në këtë histori tragjike.

Mediave franceze, të cilat duke u bazuar në videot e ngjarjes kanë zbardhur dialogun, shkruajnë se polici i vrarë Ahmed Merabet , i është lutur për jetën terroristit me maskë para se ai t’i drejtonte armën, transmeton Albeu.com.

I shtrirë në trotuar, 42-vjeçari teksa ngre dorën në thirrje për mëshirë thotë: "Do të më vrasësh?".

Personi i armatosur i përgjigjet ma gjakftohtësi: "OK shef" dhe qëllon duke e lënë të vdekur.

Pas kësaj, terroristi u rikthyer në makinë dhe është larguar nga vendngjarja. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori