Alarm i kuq në Britani, 66- vjeçari terrorist hedh bomba në qendrën e emigrantëve e më pas vret veten

Një sulm me bomba nafte ka ndodhur në qendrën e emigrantëve në Dover të në Anglinë Jugore. Sipas mediave të huaja, një 66-vjeçar ka me ideologji terroriste, ka sulmuar qendrën e migrantëve duke hedhur nga dritarja bomba artizanale dhe enë me benzinë, e më pas ka vrarë vetën pranë një pike karburanti aty pranë.

Andrew Leak vdiq për shkak të asfiksisë. Policia terroriste ka konfirmuar se Leak ishte i motivuar nga ‘ideologjia terroriste e ekstremit të djathtë’. Babai i divorcuar i dy fëmijëve kishte postuar në internet statuse kundër muslimanëve, ndërsa mësohet se para se të kryente sulmin tha: “Nëse nuk jeni gati, nuk do t’i mbijetoni asaj që po vjen”.

Fqinjët zbuluan se ai kishte qenë i shqetësuar për paratë pasi iu shkurtuan përfitimet. Ai u tha miqve se kishte vetëm 36 £ në llogarinë e tij dhe se do t’i duhej të shiste disa nga rrobat e tij për të pasur para të mjaftueshme për të mbijetuar. Leak gjithashtu vuante nga artriti reumatoid dhe kishte luftuar me kancerin dhe problemet e shëndetit mendor në vitet e fundit, duke i thënë një fqinji se hoqi penisin për shkak të një tumori në fazën e vonë rreth katër vjet më parë.


Shtuar 8.11.2022 12:16