Fitorja e Rusisë mbi nazizmin, Serbia parakalon në Moskë më 9 maj
Ushtria e Serbisë do të marrë pjesë në parakalimin ushtarak që zhvillohet në Moskë më 9 maj, me rastin e fitores së Rusisë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Edhe pse autoritetet evropiane kishin dhënë këshillën që Serbia mos të marrë pjesë në parakalim, presidenti serb Tomislav Nikoliç ka vendosur që ushtria serbe të jetë në Moskë më 9 maj.

Një pjesë e madhe e republikave që dikur kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, por edhe aleate të njohura të Rusisë nuk kanë marrë pjesë në parakalim, si shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së shtetit rus në Krime gjatë vitit të kaluar.

Serbia, e cila është në procesin e negociatave me BE-në, nga ana tjetër nuk i ka ndalur marrëdhëniet e saj tradicionale me Rusinë.

Shteti serb nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë siç kërkon BE-ja dhe ndan qëndrim të njëjtë për Kosovën, të cilën nuk e njeh si shtet të pavarur, duke akuzuar Perëndimin se e ka shpallur pavarësinë në mënyrë të njëanshme./Dionis Xhafa - albeu.com/


Shtuar më 06/04/2015, ora 21:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori