Fiton lotarinë për herë të dytë brenda 9 vitesh
Jules Parent 69 vjeçari nga Quebec, Kanada, ka fituar lotarinë për herë të dytë brenda 9 vitesh.

Parent, që u fotografua me një çek prej më shumë se 1 milion dollarësh pasi fitoi 1 milion dollar edhe në vitin 2008, tha: “Nuk e di kush e bëri këtë. A mos kam lindur nën një yll të mirë?”.

Parent, që fitoi xhekpotin nga një tiketë online që e pagoi 3 dollarë, kishte një në 23 milionë shanse për ta fituar lotarinë, transmeton Gazeta Express.

Parent kishte fituar 1 milion euro edhe në vitin 2008, ku shanset ishin 1 në 14 milionë.
Shtuar më 29/07/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori