E rëndë në Tiranë, gjendet i vetëvarur në pemë 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është gjetur i vetëvarur në pemë nga kalimtarët në rrugën Dajti.

Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale D.Z,  i cili vuante nga depresioni.

“Blutë” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2022, në rrugën e Dajtit, është gjetur nga kalimtarët, i vetëvarur në një pemë, shtetasi D. Z., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni./albeu.com