Fitohet lotaria më e madhe ndonjëherë, kjo është shuma marramendëse (FOTO)
Pëlqej
Vlera më e lartë e fituar ndonjëherë me një biletë të vetme llotarie në SHBA u arrit dje në mbrëmje në Masaçuset duke kapur vlerën e 758,7 milionë dollarëve, që mund të tërhiqen brenda vitit.

“Çmimi i madhë i Powerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në Twitter “PowerballUSA”, duke theksuar sot në një komunikatë se edhe katër bileta të tjera kishin kapur vlera mbi një milion dollarë.

Mjaftonte të kishe zgjedhur shifrat 6, 7, 16, 23, 26 dhe 4.
Pronari i lumtur i kësaj bilete fituese, e blerë në një dyqan në qytetin e Chicopee (verilindje), ka në dispozicion një vit që të paraqitet.

Ai mund të zgjedhë që të marrë shumën e fituar me këste për 30 vite, që do të përkonte me shumën e çmimit të madh ose të marrë një shumë unike prej 480,5 milionë dollarë. Sipas “Powerball USA”, fituesit e çmimeve të mëdha zgjedhin gjithnjë pagesën unike. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori