Një firmë
kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paditur presidentin
amerikan Barack
Obama pasi ka bllokuar një marrëveshje për disa
mullinj me erë me justifikimin e sigurisë kombëtare.
Ralls Corp, një firmë private, bleu katër
mullinj me erë pranë një baze marine amerikane në Oregon në fillim të këtij viti, por presidenti
Obama firmosi urdhërin e bllokimit një javë më parë. Ky është investimi i parë i huaj që bllokohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 22 vitet e fundit. Sipas
Ralls Corp, presidenti
amerikan “ka vepruar në mënyrë të paligjshme” duke mos e trajtuar firmën
kineze në mënyrë të barabartë me firmat e tjera. /albeu.com//
Shtuar më 03/10/2012,
ora 10:46