Finlandë, shtrëngohet ligji antiduhan
Një ligj i ri në Finlandë parashikon masa të rrepta ndaj atyre që u shesin cigare personave nën moshën 18 vjeç, ndërsa qëllimi kryesor mbetet që deri në vitin 2040 të ndalohet shitja e cigareve në tërësi.

I njëjti ligj mundëson ndalimin e konsumimit të cigareve në afërsi të vendeve ku luajnë fëmijët si dhe në ballkonet e banesave.

Finlanda që prej vitit 1995 kishte ndaluar pirjen e duhanit në vendet e punës, ndërtesat publike si dhe në transportin publik.
Shtuar më 01/10/2010, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori