Filmi anti-Islam, protesta edhe në BE (VIDEO)
Protestat kundër filmit që fyen profetin muhamed mbërrijnë në Evropë. Momente tensioni janë shënuar në Belgjikë, pranë Antwerp, ku ka një prani të madhe të komunitetit musliman, gjatë një marshimi që degjeneroi në përleshje me policinë.

Disa protestues u përpoqën të bllokojnë një rrugë kryesore në qendër. Policia ndërhyri menjëherë për të shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës. Gjatë përpjekjeve u ndaluan të paktën 120 personave. Midis tyre, një menaxher i një grupi të vogël radikal islamik aktiv në vend, "Sharia4Belgium".

Edhe Ambasada e SHBA në Londër ishte objektiv sulmi sikundër dhe ajo e Parisit, ku 150 persona janë arrestuar pas një tubimi të paautorizuar. Tre policë mbetën të plagosur lehtë. Sipas policisë franceze, protestuesit akuzohen për lidhje me formacionet fondamentaliste salafite.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, autoritetet federale kanë marrë në pyetje Nakoula Besseley Nakoula, egjiptianin kopt i cili dyshohet se është producent i filmit. Kundër personit që menjëherë ka kërkuar mbrojtjen e policisë nuk ka asnjë akuzë ndonëse dyshohet se ka shkelur ndalimin për përdorim të internetit ndërsa ka postuar online pjesë të filmit që nxiti zemërim në mbarë botën arabe.

Tensionet megjithatë pritet të rriten dhe më pas deklaratave të së djathtës ekstreme në Gjermani. Grupimi Pro Deutschland ka bërë të ditur se do të projektojë filmin kundër islamit në zemër të Berlinit. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori