Fillon mbedhja urgjente e Këshillit të Sigurimit me kërkesë të Rusisë
Pëlqej
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është takuar sot në orën 17:00 sipas kohës evropiane me kërkesë të Rusisë, pasi që forcat amerikane, britanike dhe franceze kryen sulme ajrore ndaj Sirisë ku u përdorën më shumë se 100 raketa, raporton Reuters.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca mbrëmë kryen sulme ajrore ndaj Sirisë, ku u goditën tri zona në të cilat prodhoheshin armët kimike.

Sulmet u krye në perëndim të Damaskut dhe afër kufirit me Libanin.

Në anën tjetër, Rusia sot ka propozuar projektrezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me të cilën “dënohet agresioni i SHBA-ve dhe aleatëve të saj kundër Republikës arabe të Sirisë për shkak të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe kartën e OKB-së”. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori