Fillon largimi nga Gjermania
Albeu.com
Më shumë të larguar se sa të ardhur. Kjo ndodhi gjatë vitit 2008 në Gjermani, për herë të parë në 24 vjetët e fundit. Nga Gjermania kanë nisur të largohen edhe turqit, si grupi më i madh i imigrantëve në këtë vend, thuhet në raportin e fundit të qeverisë gjermane për migracionin.
Në Gjermani është shtuar numri i studentëve të huaj, por numri i përgjithshëm i atyre që këtë vend e zgjedhin si vendbanim të përhershëm është zvogëluar. Gjatë vitit 2008 në Gjermani janë vendosur 682.000 të huaj, ndërsa nga vendi janë larguar 738.000. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrih Wilhelm, pohon se për qeverinë gjermane kjo do të thotë se: "... duhet të angazhohemi edhe më shumë për integrimin e njerëzve të cilët vijnë nga vendet tjera dhe duan të jetojnë në Gjermani për një kohë më të gjatë." Qëllimi kryesor i qeverisë është që në vend të mbeten njerëzit e shkolluar.
Shtuar më 04/02/2010, ora 20:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori