Fillon largimi me forcë e banorëve nga Nju Orleansi
Albeu.com
Forcat policore në Nju Orleans po vazhdojnë kërkimet shtëpi më shtëpi për ata banorë që refuzojnë të largohen.Ata që refuzojnë të largohen do të hiqen me forcë, do t'u vihen prangat dhe do të dërgohen në qendrat e evakuimit jashtë Nju Orleansit.
Por zyrtarë të lartë thonë se shumë nga ata që dukeshin sikur po rezistonin, po largoheshin vullnetarisht.
Ata janë të lodhur, nuk kanë ushqime e ujë dhe të stresuar nga numri i trupave që ende duken në ujëra.
Shtuar më 09/09/2005, ora 14:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori