Filipine, vullkani Taal rrit aktivitetin
Një vullkan në jug të kryeqytetit të Filipineve nxori sot hi dhe avull që arriti deri në 100 metra, duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e gatishmërisë.

Shpërthimi u parapri nga aktiviteti i avullit edhe në pjesë të tjera të vullkanit Taal, që ndodhet në provincën Batangas, 66 kilometra në jug të kryeqytetit.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) rriti nivelin e gatishmërisë në dy, që do të thotë se ka një ndërhyrje të mundshme magmatike që mund ose jo, të çojë në shpërthim.

Instituti lajmëroi publikun se duhet të qëndrojnë larg kraterit kryesor, pasi mund të ndodhin shpërthime të papritura avulli dhe mund të lëshohen përqendrime të larta gazesh vullkanikë vdekjeprurës.

Vullkani Taal, i dyti më aktiv
Shtuar më 12/01/2020, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori